Fryma poetike e së dielës me poeten;-Valbona SHEHU

PRANË…
————————
Çdo natë prore
rrëshqitas më afrohesh
në ëndërr psherëtij
larg teje më kap frika
Pa praninë tënde sigurt e di.
Jam zjarri rënkon lëkura
Romancë ngritje e ulje e lehtë,
ujëvarë
dashuri jam për ty.
Gjithçka është e bukur
Ajri atmosfera magjike,
Mëngjeset janë të mbushura me freski
Pasditet e çmendura netët vetëm fill.
Pranë meje
këngët romantike i shijoj si me ty,
letrat e dashurisë
mbajnë aromën e krahëve tu.
Duart më mbushen,
sytë më gjejnë një rrugë
këmbët i vë aty ku ti ec.
Zemra bërtet
dehet shpirti
Jeta tringëllon
Me mua e me ty.
9. VI. 2024
/QendraPress/