Fryma poetike e së dielës me poeten;-Vilma NIKA

Vetes!
————————
U shfryva…
qava ditë e natë,
ujëvarat bënin garë me mua.
Rrëmbeheshin,
me sy e shtat
me dritë e terr për në përrua!
Rruga…
Mbase,ishte e gjatë,
mbi shekull mu duk se jetova!
Në trillin…
Sikur një natë,
romanin më të dhimbshëm shkrova!
/QendraPress/