Fryma poetike e së dielës me poeten;- Violeta Zogaj TELAKU

Aromë pranvere

—————————-

Sot, ndjejë tjetër aromë

Tjetër erë, tjetër freski,

Sot ndjejë aromë pranvere

Shoh mrekulli.

E ngazëllyer shoh lulet aty këtu,

Mundin e shelgut për tu gjelbëruar

E fluturimin e zogut, gatitur për të kënduar

E mrekulluar shoh, qiell te pastër jo të ngrysur

Rreze dielli që kishin pritë do muaj

 për të rrezuar, ngrohtësi për të na dhuruar

Veshët gati për të dëgjuar

Fëmijë të hareshëm, duke bërë plane

Lojën e tyre për ta filluar

Bujku I gatshëm arën për ta lëvruar

Punët e pranverës për të filluar

…………….

E këtu stepem…

Pranverën, kemi tradhtuar

Toka djerrinë,

Sepse bujku që e punonte

Tretë në dhe te huaj, për më të mirë jetë

Fëmijët ngujuar, telefonat në duar

Sikur jashtë s’ka jetë

E shumë nga fëmijët me prindërit e tyre

Larg nga vendi I vet, jetë më të mirë për të gjetë

E këtu gjithçka lënë shkret

As fyell I bariut nuk dëgjohet

As kënga nuk këndohet ….

Pranvera vjen, edhe në djerrina

Vjenë edhe ndër pyje e livadhe

Ani pse nuk ka shtojzovalle

Të tradhtuam pranverë edhe ty,

Dhe ta zbehëm tënden bukuri

Atë bukuri që e ke veç ti .

Por, pranvera vjen me mirësitë e saj

Mundohet që çdo të keqe ta shpërlajë

Mundohet tek secili të shpërndaj sevdanë

Çdo dhimbje ta shëroj

Çdo plagê ta qetësoj

Çdo mall ta largoj,

Çdo zemër ta gëzoj

Andaj të dua ty pranverë

Magjia jote si përherë

Gjithë natyrën e ndryshon

Lules, forcê te lulëzon

Pemës, trupin ia mugullon

Zogut, zërin të këndon

Tokën me bar e mbulon

Çdo shpirti, e çdo trupi,

Ndjenjën e mirë, për jetë ia zgjon.

QendraPress.com/