Fryma poetike e së dielës me poeten;-Xhuljeta FERRAJ

Sa baltë hodhën mbi mua?
——————————
Më zgjodhe nuse për djalë,
Ishim shoqe me dashuri të rrallë,
Mi tregoje të gjitha hallet e tua,
Por të fshehtë e kishe mbajt një
hallë për mua.
Historin e pijanecit nuk e kisha dëgjuar,
S’ma kishe treguar ndonjëherë moj e uruar,
Ma’ mësoj jeta ditën kur më vure unazën fori,
Kur biri yt i vetëm piu një shishe raki.
Kur ti mbylle sytë i fshehën të vërtetat në rërë,
Një dru i shtrembër dogji një fis të tër,
Dhe bashkë me to dhe trupin tënd si dritë,
Të mbyllën në një vazo ‘hiri’ atë ditë.
Mbi mua hodhën shumë baltë ,
Aq sa mund të mbijë,një lisë shumë i lartë,
Mund të mbijë dhe një trëdafilë me aromë,
Prapë trupi im është pranverë që bleron.