Fryma poetike e së dielës me poeten;- Ymrije BEQIRI

ME VARGUN NUK BËJ KOMPROMIS
———————————————-
Me vargun s’luaj, s’e lyej me grim
As s’e fsheh në rreshta për sy të botës.
Ai vjen nga thellësia si vetë ujvara
Ku zbarkon fjala, me plagët e kohës.
Nuk e lidh vargun me zinxhirë mode
As se shes për duartrokitje të shpejta
Po të mos djegë fjalën kur shkruhet
S’vlen as gjysmë tingulli, s’është më letër
Nuk bëj kompromis me ndjenjën e lirë
Kur zemra flet, pena s’mund të gënjejë
Më mirë të jem zë në stuhi që trondit
Se sa jehonë e zbrazët që heshtur rrij
Nuk më tremb as censura, as urdhri i turmës
Vargu im s’rreshtohet për çmim a lavdi
Ai është frymë, frymë që s’e shkel këmbë njeriu,
E as s’e ndal frika kurr s’ka kufi.
/QendraPress/