Fryma poetike e së dielës me poeten;-Zoica Gjolla POPI            

Kallamatjani

————————–

Nga larg m’u feksën dritat anembanë

mbi pllajë boçepishash,

rreshire hojemjaltë

hapi krahet pritmë Kallamatë!

po te le shpirtin në dorë këtë rradhë.

Paska mall e për derte

a ka kenge pa melodi?

ne nota liresh hodhëm vallen

të gjithë bashkë

stin jasas,kallamatjani.

Oh,seç mu drodh shpirti nga brenda

sa ëmbël ma zbusje mallin ti

pulebardhat mbi det fluturonin

në diteshumtat herë të bardha e herë gri.

Por diku në horizont atje tej

nje copë qiell lodronte me mua

përfytyrimi yt ravijëzohesh nëpër re

një puthje, me lot rubini rrëshkiti faqeve

fshehurazi mbulova fytyrën me duar.

Nuk është pak për një shpirt, që vuan

nuk është shumë mbase për ty

s’te kam pyetur asnjëherë a s’më thua

me ke dashur aq sa unë ndonjeherë?

Eh,mëndje e shkretë nga nuk vete

gjer kutinë e Pandorës e hap

leri moj e mire kujtimet te flenë

perse i zgjon?

është akoma ditë

s’ka rënë natë.

Se nëpër natë ëndërrat rrinë zgjuar

kur mëndje e lodhur fle

te buta, të çmendura si të duan

nga une,tek ty

me shpresën e blertë.

/QendraPress/