Fryma poetike e së dielës me poeten;Dava Nikolli
NANA ASHT DIELLI I JETËS.
————————————
S’ka yll që ndriçon sa nana!
Asht ma e bukur se yjet e qiellit.
Edhe n’netët që s’del hana…
Ajo, ia lshon natës rrezet e diellit!
S’ka diell që ngroh sa nana!
Në mes t’akullit dielli i saj ngroh.
Shpesh e xhelozon edhe hana…
s’ka planet, që diellin e saj e ftoh!
Pa diellin e saj ftohet bota.
Errësina, çdo cep do t’zaptonte.
Veç errësin do t’kishte toka,
akulli i dhimbjes do ta mbulonte!
Nana asht dielli i jetës.
Asht lidhja harmonike qiell-tokë.
Për njerëzinë rilindje e shpresës,
pa nanën s’do t’kishim botë!
Nana asht përherë dielli.
I mjeri ai e ajo që s’e sheh të tillë.
I kthen sytë kot nga qielli…
N’ato shpirtra do t’ket’ errësin’!
/www.QendraPress.com/