Fryma poetike e së dielës me poeten:Ermira IFANDI
MALLI I DASHURISË
——————————
Ajo është mall, mall i dehur,
në dridhje, mbi dy buzë.
Ajo është mall, mall i butë,
në një prekje, një shtrydhje.
Ajo është mall, mall i egër,
si dy brigje që puthen me detin.
Ajo është mall, mall,
si drita, si hëna kur bie natën.
Është mall, mall i pastër,
si bora që bie në mal.
Ajo është një mall,
një mall i çmendur,
si një pjeshkë e sapo hapur.
Është një mall,
një mall pa emër që të burgos,
të bën skllav!
/www.QendraPress.com/