Fryma poetike e së dielës me poeten:Eva Esat KACANJA

Asht rrëzu vjeshta…

————————–

Asht rrëzu vjeshta!

Mbi supe t’fshehuna,

nan flok’t e verdha,

nan qeshjen e kullume,

të nji dhimbe krenare…

Asht rrëzu vjeshta!

Natyra kinse rrjedh dert,

por prap loti

s’munet me u mçef,

munet me u dallu prej gjethesh t’ndryshkuna,

prej gjethesh

t’hedhuna

n’kulm të nji ndryshimit,

n’andje

t’ndrydhyna,

si tingllima

t’shpirtit,

n’tingllima

t’djeguna,

krip’s e përmallimit…

Asht rrëzu vjeshta!

Jam a s’jam

s’po mun,

shkoj a rri

s’po di…!

Tundim i mallkum,

ku-ka-mfçeft pa drit’,

kry e fund ngërthyem,

kurth labirint,

nji Ferr am’ndjell’s,

qi t’shkallmon mushknit,

e s’munesh me u nal,

veç se me ra,

me ra,

me ra,

me ra vdek përdhe,

pa pyt hiç

ku je!…

Asht rrëzu vjeshta!

Mbi at’ gzim jete,

at’ marramend t’mrekullushëm

qi larushonte andrrat,

qi ftyrën ndezte e n’purpur flladiste,

at’ ndjesi ngazllimi,

përqafë pa u nda,

të etun me u pa,

të etun me u dasht,

bashk me u zgju,

bashk me u lulnu,

n’kurm edhe n’asht…

U dogj vjeshta!

N’flak pra shkofshin

edhe stin’t ma

t’hershme,

se gjithçka në Ty,

paska qenë e rrejshme.

E tash nan vjeshtë,

nan ktë randes,

un s’munem me u preh,

as për ty s’ka ndjes…!

Thjesht du me

t’than,

ligsht kam me t’pa,

ligsht kam me

t’ngju,

ligsht kam me

t’ndi!

E di,

prej këtyne buzve

ligshtin nuk e pret,

por me dashtë e me urry,

Bash, qenka Njejt!…

/www.QendraPress.com/