Fryma poetike e së dielës me poeten;Flora SHABI
Gradë ma e ftoftë ….
——————————–
Në këtë kohë lamë të nxehtit
Këtu tash ma ftohtë
E pranueshme kohen ka
Rregullish mes malesh ma ftoftë
Fushën kap fryma e bjeshkën bora,
Gradë celsius bie
Jetës i duhet shpesh një ecje mbrëmje
Ndryshe nga herët tjera
Rrallë shihen njerëz
Dikush edhe të njeh
Qytet i preferuar
Nën gradë të veshun trash
Ndiejmë ngrohtësi
Gjithçka e hershme kaloi ,,,
Në qytet
Ecja ka tjetër ndryshim
Në këtë qytet e shkura u shkri si bora …
Qytet ku piva ujin tek shatërvani e kam si oborrin temë
Kthehemi nga dal duke qeshur
Në strehim e ngrohtë
Për tu zgjuar qeser me një tjetër kujtim
/www.QendraPress.com/