Fryma poetike e së dielës me poeten;Kumrie Avdyl SHALA

TË PUTHI ME SY ÇDO DITË
————————————–
Përkëdheljet e puthjet me sy t’i dhuroj.
Sa herë që shoh fytyrën time në pasqyrë, filloj të qaj.
Them me vedi: “Pse vuajta si e marrë?”
Këqyre sa mirë tani po i sheh gabimet e tjerëve,
Po tujat, a po i sheh, oj marroqja e dervjelltë?!
Humbe thesar për një thes të shtjerrët,
Vuajte gjithjetën për një lëvdatë,
Për një karton letre, të një strajce me hime të kallamojt.
Kanë thënë dikur të moçmit:
“Çdonjeri një ditë lidhet me litarin e vet.”
Shih sa bukur po e prezenton sozin e rriqnës helmuse të Malishevës.
Po si nuk ta ka diftuar e jotja amë,
Se dhembjet nuk mbarojnë, por mësohemi të jetojmë me to,
Në trupin tonë që ka fillu me u plakë…
Harrova me ta thanë:
Lavdatat pa meritë nuk kanë asnjë kupim.
Sa herë që të shoh, të puthi me sytë e njelmt,
Të puthi me ngjyrën e buzëve,
Të ledhatoj me duart e një bredhi,
E të mbështjellë me konop ajri pranë vetit.
Të ushqej me ujin e liqenit,
Vrapoj me t’i pastrue mëkatet me ujin e detit Jon!
Ty, marroqja e djallëzuar,
Ty, mosmirënjohësja jonë me shkollë!
**********
P.S- Keto fjalë qe gjinden ne poezi si: rriqnë, hime, marroqja, strajcë, konop diftoj,kallamojt nuk janë thjesht zbukurime — ato janë rrënjë, fjalë te vjetra, janë kujtesë atoktone Dardane
/QendraPress/