Fryma poetike e së dielës me poeten:Marjola SALATAJ
DHJETORI
*************
Muaji i festave i fundit Dhjetor
I ndeze dritat dhe këtë vit magjishëm
Na ngroh ti shpirtin ashtu krejt papritur
Zjarre dashurish,ëmbël trokitën.
I hodhe stolitë në çdo cep të botës
Me vellon e bardhë mbulove ti male.
Shpesh qielli i gri ,shiun litar lëshoi
Të ushqente tokën e botën e madhe.
Urimet dhe fjalët që ndoshta rrinë strukur
Të një marazi a qefmbetje me shkak.
Uroj zemra të zbutura, paqe kudo
Ujëvara e shpirtit le të pikojë mjaltë.
/www.QendraPress.com/