Fryma poetike e së dielës me poeten:Migel FLOR

Simbiozë

———————-

Jam simbiozë me shfryrjen e shpirtit të natyrës,

 kur lëkura e tokës shqyen poret,

dhe fryma bëhet e lagësht, e thellë.

Jam uragan që s’të lejon të fshihesh anëve,

por të mban ballë për ballë. trup me trup,

 sy me syqiell, diell.

 Mos më shih me syra të njomur,

Si prej pritjes së epshit,

më shijo aty ku dëshira bëhet guxim

dhe vargu s’kërkon falje.

Të dua të më duash fort, jo të më prekësh,

por të më përballosh,

kur fryma ime hyn në mendjen

tënde si valë që s’pyet për breg.

Unë s’jam strehë jam përplasje stuhi,

jam ngrohje që përvëlon,

 jam tak – tak i ngadaltë,

nën lëkurë të ndezur.

Mos u çoftë kurrë çmimi i karburantit të frymëzimit,

se unë shkruaj nën lëkurë për ty,

kur zjarri ka çfarë të humbasë.

Me vaporin e zemrës të lundroj,

jo për t’u ankoruar nê breg,

 por për të të lënë të qullur,

nga shirat e mendjes time.

Migel Flor

/QendraPress/