Fryma poetike e së dielës me poeten:Minire Rukovci HYSENI

Merreni si këshillë nga një poete

———————————————–

Dua një këshillë t’ua jap rinisë

qe janë në pragun e martesës.

Të mos kenë syrin e lakmisë

të bëjnë themelin e jetesës

vetëm në bazën e lumturisë.

Kot s’është thënë një fjalë e urtë:

dita e mirë shihet në mëngjes.

S’mund të lulzoj kurorëzimi

nga ,,dashnija” për ineres.

S’do ket vatër harmonizimi

lidhja n’bazë të pasurisë.

S’mund t’ket vend kurr dashuria,

ku lind sherri i lumturisë.

Stolitë s’mund të lumturojnë

nuk të sjellin gëzim as fat.

Për ata që s’dashurojnë

kot pallatet kat mbi kat.

Pra të mbani mend këto fjalë

se lakmija ka syrin sherr.

Të dashuruarve u mjafton

ta ndajnë bashk, qoftë një sheqer.

M.r.h.Prishtinë

/www.qendrapress.com/