Fryma poetike e së dielës me poeten:Servete ELEZI

Ti e di atë ,portë të fshehtë

———————————

Muzgu po bie ngadalë

Një çelës diku të kam lënë

Të hapësh portën e ëndrrës s’bardhë

Akoma, akulli pa e zënë!

Ti e di atë ,portë të fshehtë

Vizitorët e saj janë tepër të rrallë

Frikë mos ndjejë natës së errtë

Më përkund ëndrrash i imi, mall!

/QendraPress.com/