Fryma poetike e së dielës me poeten:Trandafile MOLLA

ËNDËRR E PRISHUR
(Për ty Baba)

Shiu, sonte s’ka t’pushuar,
edhe qielli sikur qan,
në gjumë, të kam ëndërruar,
malli, lotët nuk m’i than.

Ty të shoh tek gjithësia,
ty të shoh, mes lulesh dua,
tek pranvera, jeta e bukuria
pres, të bisedosh me mua.

Ja, ti vjen duke buzëqeshur,
sa shumë më ke munguar,
plot sharmë, elegancë veshur,
ta’mbështes kokën në krahëruar.

Ndiej, përkëdheljen e dorës tënde,
përmbi flokët e mi rrëshqet,
shoh me dashuri plot endje,
rrahjen e zemrës nën xhaketë.

Ah, kjo ëndërr, me lot dëshpërues,
sa shumë, shumë më ka goditur,
për babin, me mall përvëlues,
për kolosin, që më kish rritur.

Ah, kjo ëndërr me lot shprese,
ah, ky gjumë, shpresa thyer,
lagur, porsi bari nën vesë,
njomi, sytë e mi të ngashëryer.

Por më kot, më kot kam pritur,
në ëndërr, që ti befas, të më vije,
se, në amshim ti ke ikur,
baba, do të pres, që një ditë,
përgjithmonë do jem, pranë teje.

/www.qendrapress.com/