Fryma poetike e së dielës me poeten;Vasilika BABO
ZEMER e PATHYER
——————————
Jeta nuk ndal udhëtimin në rrugën e saj,
Përmes dritës se diellit si udhëtar I pa ndare .
Me hënën e magjishme nen dritën e argjende ,
mes yjesh te venitur a ndoshta shkëlqimtare.
Se bashku udhëtojnë dhe ndjenjat njerëzore,
endrat e bukura per castet me magjike.
Lumturia dhe trishtimi qendrojne pranë e pranë,
Ne te ardhmen e panjohur te fshehte e mistike,
Sa momente te bukura nga dashurite njerëzore,
Sa caste te mbuluara ne ëndrra plot me drite.
Sa dhimbje , sa lote sa derte e mundime.
Te dhuron kjo jete kur rremben lumturitë,
Njeri I gatuar me njomësi prej qumështit.
Oqean dallgesh pasqyron ne syrin tend.
Shkëmbinjtë thyhen,bëhen cope e thërrime.
Ti me zemrën sa një grusht botes se tere I bere vend. /www.QendraPress.com