Fryma poetike e së dielës me poetin;-Abdullah BLAKÇORI

UDHËTIMI
—————————————
Shumë vjet pritëm ne
Për lëvizje t’lirë
Por për Llapin erdhi
Një kohë e vështirë
Autobusët e Llapit
S’mund të hyjnë n’kryeqytet
Më shpejt shkojnë n’Europë
Se n’vendin e vet
Stacioni i Autobusëve
Është larg nga qyteti
Në hall seç kanë rënë
Udhëtarët dhe mileti
Në punë vonohen punëtorët
Studentët në ligjerata
Kur ta kryejnë ata punën
Në rrugë i zë nata
Për të shkuar në sheher
Llapjanit të gjorë
I nevojiten së paku
T’i humbë dy-tri orë
Kujt i konvenoka
Barrë t’i bëhen dertet
Athua vallë pse Llapi
Zorrë qorre po mbetet…!
/QendraPress.com/