Fryma poetike e së dielës me poetin:-Agim BAJRAMI

Psherētimë

——————————-

Psherëtin nē heshtje nga mërzia

Dhe sytē nga unē qortueshëm ngjit

Unē tē kam thēnē ,se ka një vend bosh në mbrëmjet e mia

Qê ti duhej ta zije një ditë

Se “dikush ” mund të vinte “larg qoftë ” para teje

(Një më e bukur se ti, natyrisht )

Me sy të shndritshëm, si gur prej rrrufeje

Dhe zërin si fllad nē lirishtē

Dhe unē që i dua kaq shumē sy tē tillë

Mund tja hapja gjithkujt atë derē

Ashtu siç më ngjau këtë mesditē, qē u mbyll

( “Korrupsioni” ska brirë asnjēherē)

Tashmē brenda tyre, unē i lumtur shetis

Mbēshtjellê me mē shume kaltērsi

Dashuritë e mēdha i përngjajnë alkimisē

Qē të zakonshmet i shndrrojnē nē magji

Psherētin.pareshtur prej mērzie

Dhe përmbi mua “ndez” rrufetē

Unë të kisha thënē qē do tē prisja tē vije

Por pritjet, nuk zgjasin njē jetē

/QendraPress/