Fryma poetike e së dielës me poetin:-Asllan MIFTARI

PESHA E LOTIT
————————
Kam ndjerë gjerë në palcë
Mallin, dashurinë, dhimbjen e nënës
Ndjej dhe, ç’ peshë i ka loti
Kur dënes e vajton nëna…! –
Vajton qyqja dhe moti !
Kam ndjerë mallin,
dashurinë, dhimbjen e babait
Ndjej dhe, ç’ peshë i ka loti
Kur dënes e rrjedh lot babai
Çahen tokë e qiell ! –
Përlotet dhe Zoti !
/QendraPress