Fryma poetike  e së dielës me poetin;-Asllan MIFTARI

I DUA

——————–

I dua të gjithë ata, që kanë vullnet e pasion

Mjafton në bojë shpirti, penën të kenë ngjyer

Nuk paragjykoj askënd, ç’mendon e shkruan

Askush në këtë botë, s’ është i përkryer !

– ZHGËNJIMI

I harrove orët e vona të natës

Kur flisnim bashkë gjer në ora dy

Ike si zog degë më degë…! – Mirë bëre !

S’ paske qenë e vërteta dashuri !

– NDJENJA DHE FALLCITETI

Nga Lart është e bekuar dashuria

Kur në rrënjë është, ndjenja e dinjiteti

Nëse stimulon mashtrimi, paraja apo interesi

Ka vetëm një emër…! – Pëlhurë fallciteti !

– ETJA

Çdo gjë ka etje, përmbi tokë

Siç ka nevojë, natyrë e bimësi

E pashuar mbet’ etja, tek njeriu

Kur i thahet fyti, për pushtet e pasuri !

– BRENDA LLOJIT

Këta të llojit i bren diçka nga brenda

Mund të kenë zili…, apo dhe xhelozi

Lexuesi, është mbreti i fjalës së shkruar

Nuk vendosim, as unë e as ti !

– TË MËDHENJTË

Disa hiqen si të mëdhenj

Punojnë në një zyrë, apo diku tjetër

Harrojnë se nga kolltukë e majë fronë

Kanë rënë, gjeneralë dhe mbretër !

/QendraPress/