Fryma poetike e së dielës me poetin:- Avni NEZIRI

ARBËRORËT E MI
——————————–
Frasnitë e bardhë
mbuluar me dëborë
m’i ruaj Arbëreshët e mi
gjakun tim vëllazëror
Bukur, shallëbardhë
Pulini maje lartë
gjaku ynë i shprishur
gjuha e kultura jonë e artë
fole përplot shqiponja
Arbërorët e gjakut tim
kam motra e vëllezër
mall e shpirt plot dashuri
Gjuha e vjetër flet me ne
këngët që s’harrohen kurrë
shkruar në çdo gur të Frasnitës
ku rrahin zemrat Arbërisht.
/QendraPress/