Fryma poetike e së dielës me poetin;-Demir RUSI

ME UJËT ËSHTË MIRË TË BISEDOJMË

———————

Mbi çdo gjë në tokë,ujët veçohet

Është burim jete,pa ujë asgjë nuk bëhet

Ajo që duhet ta dimë,dhe të reagojmë

Me ujët është mirë,të bisedojmë

Trupi ynë,ujë është e shumta

Mbi ujë noton,treçerek dhe toka

Ujët po mungoj,ndalon jeta

Ujët besoni,di shumë të vërteta

Ujët di,dhe atë që është në tonën mendje

Zgjon dhe kujtesën,në nënndërgjegje

Gjithmonë,burime natyrale kur shikoni

Është mirë të luteni,kur ndaloni

Një qind për qind,aty fjala zë vend

Kur e thua me shpirt,dhe qartë me zë

Kur nuk e keni,këtë mundësi

Bëjini lutjet,edhe në shtëpi

Një gotë ujë,vendosni te zemra

Me tjetrën dorë, kapet çezma

Fol lirshëm,pa problem e ndrojtje

Thuaj hapur,çfarë ke në mëndje

Shpreh mirënjohje,që të mban gjallë

Thuaj me ty kalojë,si në përrallë

Thuaj dashuri,jetë,frymë eksilirë

Thuaj pa ty kurrë,s’do isha mirë

Unë vet e bëj, më ndigjon dhe reagon

Gojën të më hapet,imponon

Dhe lotët nga syt,nuk i përmbaj

Po ndejta gjatë,madje dhe qaj

Gjithmonë para kësaj,të jesh i qetë,i pastër

Mos e bëj atëherë,kur dikush të ka inatosur

Në ke prishur fjalorin,e mendjen se ke në vend

Më mirë mos e bëj,se nuk të bën efekt

Bëj paqe me ujin,duke folur menduar e vepruar

Po bëre këtë,çdo gjë vetes ja ke ndryshuar

Dhe kur shikoni ujë,e mbi ura kaloni

Mbani frymën,e me të bisedoni

/www.QendraPress.com/