Fryma poetike e së dielës me poetin;-Demir RUSI

BOTA PO PËRGATITET.
PO NE SHQIPTARËT…!?
——————————
Kam disa vite,për këtë po shkruaj
Ndoshta nga një pjesë,nuk jam besuar
Bota e di,madje po përgatitet
Po ne ç’po bëjmë,për atë që pritet
Është e pashmangshme,do të ndodhi shpejt
Vëllezër dhe motra,jo indiferent
Cikli po mbyllet,toka plasaritur
Me gjak dhe helme,totalisht e mbytur
Mos u trembni,merreni seriozisht
Për njerëzit e mirë,do vijnë mrekullitë
Koha ka ardhur,gjërat të ndahen
Selektim të bëhet,hesapet të lahen
Pritet bllokuat,terr informativ
Dhe dielli dhe hëna,do na lënë ca ditë
Shumë po marrin masa,sidomos të diturit
Të sigurojnë kokën,ti shpëtojnë momentit
Dhe shtete e kombe,shumë po lëvizin
Po bëjnë gjithçka,të pakësojnë dëmin
Hulumtojnë thellë, duan ta dinë
Çmojnë dhe veprojnë,për të zbutur ndodhin
Dhe t’parët e Evropës,folën nëpër dhëmb
Thanë lufta e tretë,duket n’horizont
S’është pune lufte,kjo e kësaj here
Prej zotit në ardht,këtë fillim pranvere
/QendraPress/