Fryma poetike e së dielës me poetin:-Destan UKAJ

RRUGËT E JETËS
——————————
Juve që ini nisë
Zbrazni nga një gotë dashuri .
Kur zogu i çeliktë ateron në pistë
Zbrazni nga një ujë bjeshke
Lagni buzët e shkrumbuar kurbeteve.
Juve që vini nga toka
pritje në kolona.
Dasma në sallona deri orët e vona .
Zbrazni helmin këtu nektar keni
Me aromë lule, me një gotë vere!
Me ballin rrudha ku kërcet daullja e bie zurla.
Ku qiftelisë i akordohet teli
Kthehuni e mira e këtij vendi.
Juve ,që vini nga deti
Bashkë me dallgë lodhjen leni
Era mos ua ndryshon drejtimin
Si Odiseu arrini qëllimin
Eni këtu bashkë me fëmijtë
Në vendin tuaj të lirisë .
Zemrat e ngrira në perendim
Shkrini në vendin tuaj e tim!