Fryma poetike e së dielës me poetin;-Gëzim AJGERAJ

KRONIKAT E UDHËVE TË TUA

——————————————–

Dekadave ece zjarrit të mallit

Me një mal flake në gji

Udhëve të shpresave

Alkimisë së udhëve

Kërkove dritën e së nesërmes

Flakë t’u bë shpirti

E zjarr balli

Nga flakadani i ikjeve

Edhe një mijë këngë të pakënduara

T’u shuan territ të harrimit

Tani je bërë udha vetë

Dhe malli

Përtej shtatëdhjetë e shtatë bjeshkëve

/www.QendraPress.com/