Fryma poetike e së dielës me poetin;-Gëzim AJGERAJ

Lutje për stinën
————————————-
Ditën e pranvertë desha ta zbukuroi me lule
Dhe vargun për stinën ta ngrohë plotë frymëzim
Dimri që sa po iku në mos na e mori të ligën pandemike
Ditën e pranvertë s`dua ta filloi të zymtë
Me mendimin e ligë të dy moteve kovidiane
As me mendimin e kokës së një të krisuri në Kremlin
Çërnobilët e raketat të ndryshken përtej sustës së kuqe
Raketat në Donjesk, Kievë a Ukrainë të mos i shoh të pëlcitura
Pa luftë pa kërcënime, pa atom e të krisur ardhtë stina
Le të qelin lulet raketave të pa pëlcitura
Ditën e pranverës e dua plotë paqe e lumturi
Le ti bie dhëmbi i i fundit dimrit dhe të ligat me të
E le të ngrohë ky diell mbi varg e mbi lule plotë dashuri
/QendraPress.com/