Fryma poetike e së dielës me poetin;-Gëzim AJGERAJ

Dallgëve të mbijetesës

—————————————

Dallgëve të trazuara në detin e shpirtit

Po e kërkoja anijen e fundosur

Të sfidave të kohës

Nën çdo guacë kujtese fshihej nga një pritë

E një e ligë që na zinte prita

Ecjes sonë

Zigzageve të jetës e përbiruam

Vizionin e të nesërmeve për dritën

Që s’dukej as edhe në fundin e tunelit të robërisë sonë

Ëndrrat fundoseshin orë e çast

Me anijen e kohës së turbullt që kërkonte koka

Gjithçka fundosej pos shpresës

Për të nesërmen që na ushqente shpirtin

E na e ruante pikën e fundit të frymës

Rrebesh e mos i thënçin jetë

Këtij dallgëzimi

Drejt pirgut të mbijetesës

/QendraPress/