Fryma poetike e së dielës me poetin:-Hatip HULAJ

PA TITULL
————————-
… Ka një ngashërim ,diçka fytin ia ngushton,
Të qajturit e kafshon me dhëmbë,lotët menzi i mbanë,
Zemra e shqetësuar,frymën ia zënë,
Trupi i është mpirë, të humbur veten ndjen.
Sytë fiksuar në një humbëtirë,asgjë nuk shikon
Një turbullirë imazhesh mendjen ia ngatërron,
I duket se bota është ndalur dhe ai s’di nga të shkon,
Papritur një rreze drite kujtesen ia këthjellon.
Jeta dhuron befasi,patjetër duhet t’i pranon
Me të mirën dhe të keqën në qetësi të bashkëjeton.
Sa e trishtë,e ftohtë dhe e pamëshirëshme është vdekja,
Por,për njeriun është leksion dhe e vetëdijëson ,
Se një ditë çdo gjë lënë në këtë botë,
Duarbosh dhe pa asgjë, në amshim shkon !
/QendraPress/