Fryma poetike e së dielës me poetin;- Idriz Berisha-Xhixhi

HIJET E BARDHA

————————-

Prita në hijet e natës vonë

Asgjë s’erdh mbi lumë

As ëndrrën kush së shtrydhi

Ecja është bërë hap

Ecja është bërë vrap!

Sikur pranverat u gurëzuan sivjet

Siper lumit e sipër zjarrit

Amzën e dashurisë harruan

Pa zogj kjo stinë mbet

Vrapojnë sikur poshtë këmbëve

Ka zjarr

Ecja është hap

Ecja është vrap.

Ëndrrave fluturojnë sa për të fjetur

Që rrugëve të bardha t’mos pështyjnë

E vjeshta të vjeshtoj degët

Veç njëherë në vit.

Në sheshin e vjetërsinave

Njoha aromën tënde

Orën me zile kur trembeshe agimeve

Prej ditës së re

Hapat u bënë të vegjël

As mbretër s’u bëmë.!

U bëmë mall nate pa këngë

Pa gjuhën e saj me yje

Mos t’mbesim edhe pa gojë

E shpresat t’na bëhen lojë.

Pushteti i dashurisë

Si ecje në hap si ecje në vrap!

/QendraPress/