Fryma poetike e së dielës me poetin;-Llesh GJOKA

QIELLI PEZULL
——————————
Këtu,
lutjet prapë u stisën,
sepse zelli i fjalës u zvetënua
shkretëtirave të heshtjes.
Diku,
një ëngjëll vrau veten,
mbi një traktat të humbur me shpirtin.
Për kohën bjerrë,
Për pendulen që vërtitet,
dosido,
nëpër mjegull.
Qielli pezull…
Akoma,
kryqet therin dhimbjen psalmeve.
Jeta ambigue,
si notimi i Titanikut para mbytjes.
Qielli pezull…
Grija po vesh
hapësirën e qiellit.
Ka shumë smog urban
në përditshmërinë e kësaj jete.
Nuk e di…
Kush do të më marrë me vete?
ll@gjoka
/QendraPress/