Fryma poetike e së dielës me poetin;-Llesh GJOKA

VEZA E KOLOMBIT

—————————————-

Përmes dallgëve hijerënda të Atlantikut,

Aso kohe, Santa Maria,

Çante ujëra të panjohura.

Kolombi po zbulonte brigje të reja.

Me thjeshtësinë e tij.

Me madhështinë e tij.

Kur ca fisnikë fodullë i thanë se

Ishte diçka e thjeshtë,

Zbulimi i tij në histori.

Ai përdori trukun me vezën,

Sikur po bënte magji…

Veza po qëndronte në këmbë

për nder të tij.

Ku ishin më parë të tjerët,

ta kryenin aktin me aq thjeshtësi?!

Vetiu më lind mendimi sot,

Bëje o njeri, të paktën!

Të lutem me aq thjeshtësi.

Faljen,

Përuljen,

Besimin,

Blatimin në dashuri!

/QendraPress/