Fryma poetike e së dielës me poetin;-Luan MEMA
Asgjë s’ më tremb
————————–
E kalove universin ndjenje e argjend
S’kamë fjalë,as një fjali.
Nga dielli yt, asgjë s’më tremb
As flaka që gjëmon gjer në Olimp.
Dhe kërko në zemrën time,
Se ka një vend në kraharor,
Për ty, një copë ari dashuri.
Do gjeni gjithçka,po jo dashnor.
Vështirë zemra, guri i çmuar,
Peshore e vlerës së dashuris.
Ti je e vetmja,zjarr e pashuar,
Pishtare dritë e përjetësisë..
Po ke harruar se ke namuz,
Sytë lulëzoi si një pranverë,
Buzët puthi mos i përbuz,
Puthi çdo ditë dimër-verë.
Se buzët lindën për tu puthur,
Kur dhe naten e ke te lire .
S’ke çfarë pret lulja e zemrës
Ndize puthjen tënde të dlire.
/www.QendraPress.com/