Fryma poetike e së dielës me poetin;-Luan SHESHI
PËRJETËSISHTË DASHURUAR
——————————
Përjetësisht dashuruar,
silueta brigjesh zhdukur,
si dy zogj pendë-shkruar,
mbi syprinë sqep-ndukur…
Hijet valësh shëmbëllyer,
gjurmët lënë tjetrës Botë,
fjordesh malli…rrëkëllyer,
dëshmitarë syun nën lotë…
Udhë-ikjes brenga tretur,
gjokse-pritjesh pa adresë,
një kujtim pas ka mbetur,
buzësh lagura plot finesë…
Përjetësisht dashuruar,
shtegtarë në pafundësi,
si dy zogj pendë-shkruar,
muhaxhirë…pa një shtëpi….
/www.QendraPress.com/