Fryma poetike e së dielës me poetin;-Lulzim HAJDARI

Ura e bashkimit të madh!

—————————————–

Si brigjet e lumit jemi ne të dy

Nga njëri-tjetri gjithmonë të ndarë,

Gjithë natën të dy mes ëndrrash

Ndërtojmë urën e bashkimit të madh.

E ja, vjenë dhe dita e bardhë

Rrezja e diellit supet na i prek,

Shuhen gjithë ditën ëndrrat e thurura

E ne të dy, ngelim si më parë.

Nuk e di, guximi pse na mungon

Që brigjet e lumit ti bashkojmë,

Ta gdhendim dhe ne urën e dashurisë

E zemrat tona s’bashku të rrahin përgjithmonë!…

/www.QendraPress.com/