Fryma poetike e së dielës me poetin;-Lulzim HAJDARI

Nëna – Frymëzimi i Zemrës

—————————————

Nëna ime, ëndrra më e ngrohtë,
Drita që më ndriçon në rrugët e kësoj bote të ftohtë
Gjithçka në ty flet vetëm për dashuri,
Për durimin, për paqen, për një jetë plotë mirësi.

Zemra jote rreh si vala në breg
Përqafon botën me butësi e takt,
Në duart e tua, gjej strehën e shpirtit,
Melodia më e ëmbël në çdo hap timin.

Sa shumë më mbron, sa shumë më do
Je hëna, je dielli që çdo mëngjes më ngroh,
Nëna ime, ti je magjia e pafund,
Dashuria jote
Themelet e kësaj bote të pabotë tund.

/QendraPress/