Fryma poetike e se dielës me poetin;-Mark GJETJA
Kur jemi larg.
——————–
Unë e di se ti je larg,
zemra ime është me ty,
sa heré shkruaj ndonjë varg,
jeton né ëndrra përsëri.
Hëna qiellit po ndriçon,
gjoksi yt fryhej si dallga,
sytë e sajë si medaljon,
z’diti té shërohej plaga.
Eré e malit fishkullonte,
zëri i sajé né buzé jehon,
lot kristali derdhen sonte,
si trëndafil aromé lëshon.
Ti parajsë , endurave té mia,
sa herë shpirti té kërkoi,
e shenjtë ishte dashuria,
drité e sajé qé kurrë s’mbaroi.
Sytë e tu janë mrekullia,
héhé e diell né vezullime,
refren je né vargjet e mia,
si dikur né përqafime.
Lule çelé kur vjen pranvera,
ngricat shkrihen ndër lugina,
zëri yt kur frynë era,
tingëllon buzëve fëshfërima.
Si harroj ditët me diell,
rrjedhë e lumit gurgullonte,
drité e syve si në qiell,
si ylber valët përshkonte
Dhimbje ka dhe dashuria,
kur një ëndërr e kërkon,
i mban gjallé ndjenjat e mia,
nè rrahje të zemrës ti jeton.
Né përqafime dhe né brenga,
rron më mua, ndër kujtime,
frymé e sajë jehon si cenga,
veson lule ndër agime.
/www.qendrapress,com/