Fryma poetike e së dielës me poetin;-Mark GJETJA
Kur Lindi Dashuria .
——————————-
Kjo ish dashuri e paré,
ajo vajzë me flokë të gjata ,
sytë e sajé , s’më janë ndarë ,
né përqafimet ,zemër zjarrta.
Me vite, njëri tjetrin duam,
vendin tënd,se ze njeri,
je frymëmarrje, ti për mua
dashuri mbi dashuri.
U kthyen vitet në akullnajé,
dot nuk munda qé ti shkrijé,
unë ndezé yje , né sytë e sajé,
ajo sheh drité ,në sytë e mi.
Premtimi qé mé pate dhenë,
u zhduk né mjegull dhe stuhi,
s’mé ngroh dielli, ngricé ka réné,
u shkundén reté,né syté e mi.
Na iku koha pa mëshirë,
né mendjen time je dhe sot,
né koké thinjat gri janë shtrire,
pa ty s’munda , ti heq dot.
S’mund ti ndalé, vitet kalojnë
as ndonjë rrudhë që kam né ballé,
ky dimër i ftohtë fushat mbuloi,
né horizont té pres me mall.
/www.QendraPress.com/