Fryma poetike e së dielës me poetin;-Mark GJETJA

Atëherë.

———————-

Mé kujtohet një naté kur erdhi papritur,

gjinjtë i tundeshin né bluzë té zbërthyer,

drité e yjeve qerpikëve kish zbritur,

e sytë mbi buzé ishin mbërthyer.

Lulet oborrit kërcenin valle,

hëna vraponte ,përmbi retë,

këto dité pranvere ndér livadhe,

té prita ty ,si valé né deté.

Ketë naté té bukur yjet shikonte,

ku frynte fllad e shushurimé,

atje mè tej një lumé vërshonte

té pres e dashur sonte té rrimé.

Sa heré mé dole para meje,

buzëqeshja jote mé la pa gjumë,

kjo kohé qé dhimbjet mi shton larg teje,

Është si një krua qé rrjellé pa fund.

Në mëngjes sa heré té zgjohem,

do t’i kërkojë veç syté e zi,

zemrës gjithnjë dhimbjet i shtohen,

sepse ka vite qé i mungon ti.

Njé naté do ikim népér errësirë,

kur vjeshta gjethet ti ketë larguar,

s’munda té them dot lamtumiré,

se ndjenjat ende i kemi zgjuar.

Tani qyteti ,është i vetmuar,

se në té dy nuk dalim sonte,

dhe rrugët mjegulla i ka mbuluar,

me grilé ish mbyllé dritarja jote.

/QendraPress/