Fryma poetike e së dielës me poetin;-Murtez ASLLANI

LETËR NËNËS
—————————
Një letër e shkruar
me shumë lot e mall
për nënën time
jetën që m’ka fal.
Për çdo skutë
malli më përvëlon
për kroin e bukur,
që n’fshat gurgullon.
Për gurët e vendlindjes
malli m’ka marrë mua,
më besoni,oj nënë
shumë jam përmalluar!
Me lot në sy
dhe mall të zhuritur
mëzi po e pres ditën
n’Kosovë për t’arritur.
Djersën po e derdhi
në vend të huaj punoj,
sa mirë do të ishte
në Kosovë të jetoj!
Dielli kur rrëzon
mua më kujtohen,
fushat e vendlindjes
ku atje punohet.
Dasmat dhe ahengjet
gjithmonë i kujtoj
që nuk jam atje
me ju të festoj.
/QendraPress/