Fryma poetike e së dielës me poetin;- Qazim THAÇI

Ty e poezisë mbretëresha të kësaj bote
——————————————————–
Kur poezia e mikja ime kanë ditëlindjen
Sikur rizgjohet muza e krijimit të vargut hyjnor
I dërgojmë një të falë të Madhit Fishtë
Na fal jetën e përditshme ti o Zot i mirësisë
E kur me vargje krahaqafë nisim të shkruajmë dhembjen
Më ikin vargjet në Hamburgun e largët, atje ku im at
Shkruante ëndrrat e së ardhmes për Kosovën martire
E Nana ime pyeste ‘’a po shkunden plakat’’ në këtë sypranvere?.
Kur poezisë ,e mikes time i vijnë datëlindjet jo për një ditë.
Në Prizrenin e besëlidhjes ridëgjojë këngë për Rrushe Rexhën
E thur vargje për ty e poezinë mbretëresha e kësaj bote.
Se kjo botë ka kaq shumë dashuri e kaq shumë pabesi
E shpirti i mikes time rri si lis me gjethe plotë gjelbrim
Në oazën e pritjes emri i sajë qëdron me besë hëne.
/QendraPresss/