Fryma poetike e së dielës me poetin;-Qazim THAÇI

Takim me Heroinat e Atdheut
—————————————–
Sonte, sy me sy u takova me heroinat e atdheut
E shumë dialoguam se kush po na vretë krenarinë?
I thash,koha ka ndryshuar, por,
edhe harresa na ka vra
Amaneti juaj do të rikujtohet
derisa hënës besë i keni dhënë
E emrat e juaj i përtrijmë.
Kujtesa më iku te secila një nga një….
Ende hija jote në Arbaninë e Vogël,
rri e gjallë
E frymon me shpirtin- Atdhe –
Shote Galica me plis
Me armë në brez e me amanetin për Arbëri
Nga Shullazi i Milotit shëron plagët e luftës
Në Derven të Fushë-Krujës,mbanë frymën e tre
Jetimëve të bashkëluftëtarëve
Si amanet për liri.
E si ta mbajmë fjalën tënde e
Madhja e Radishevës
Kur,shpirtin në çdo formë po na bëjnë
Copë e grimë me lloj -lloj ‘’marifetesh’’
Që t’a harrojmë krenarinë e të bëhemi
Si ato gratë e botës që kishin tjetër histori.
Ika nëpër histori tek mbretresha Teutë
E te Bubulina trime për ta ardhur te
Ylfetja me flamur dhe heroina
Yllka Domi që s’deshi permendore
Prapë e pash Shote Galicën me plis
E armë në brez si e ruante krenarinë.
/QendraPress/