Fryma poetike e së dielës me poetin:-Qemal MEHMETI

SHTRËNGATA E EGOS
———————————
Zëri që nga zemra buron
arrin në çdo pikë të gjithësisë,
është kundërhelm që plagët shëron,
burim i pashterrshëm i dashurisë.
Por egoja shpesh nuk njeh kufi,
helmin e vet rrotull e spërkat,
harron që shpirti kërkon butësi,
do valë të qeta – jo shtrëngatë.
Kur egoja syrin ta mjegullon,
dhe rrugën e zemrës nuk e ndjek,
nuk e kupton më se ç’është hiqi,
fundin e botës edhe po ta prek.
Vështirë ta njohësh ç’është diçka,
larg kur mbetet ndriçimi i së vërtetës,
derisa në jetë nuk e ke ndjek
rrugën e duhur drejt vetvetes.
/QendraPress/