Fryma poetike e së dielës me poetin:-Ramë ORACA

MUNGESA E LIRISË
(Ylfete Humollit)
———————————-
nga etja e madhe
liria nuk lëshonte rrënjë
dhe secila stinë bëhej më e acartë
në zemrën e saj të njom
ajo me krahë engjëjsh
fluturonte pas fluturave të bardha
derisa në grykë të Kulinës
një kafshë e zezë ia këputi krahët
shkurti i njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetës
zgjati vetëm një ditë
po atë ditë
Llapi doli nga shtrati
në kërkim të pranverës
atë ditë dielli perëndoi më herët
po atë ditë një rreze u shua në sytë e Ylfetes
dhe një yll u ngrit në qiell
ai përjetësisht dritëson
kah agu i lirisë.
/QendraPress/