Fryma poetike e së dielës me  poetin;-Refki RESHITAJ

GURI I NDARJES U SHQELMUA

———————————————–

Nga koha sa isha fëmijë

E mbaj mend një histori

Në Morinë ishte një gur

Që na ndante me Shqipni

Të huajt kur e kalonin

Të habitur mbetën gjithmonë

Përse ky kufi abstrakt

Kur shqip flitet n’ të dy anë ?!

Prej se linda kështu ka qenë

Ai gurbardhi i mallkuar

Me kaluar jo se jo

Rrezik ish veç me shikuar

Ndonjëherë, por pak si rrallë

Baba i plakë m’thoshte një fjalë

Tej Pashtrikut, bir atje

Vëllezër e motra të gjithë i ke

Por,pas lufte çdo gjë ndryshoi

UÇK at’ gur shqelmoi

E tash lirshëm shkojmë n’ Morinë

Kënaqemi në gjithë gjithë Shqipninë

Dhe vërtetë na erdhi dita

Që gjithë jetën unë e prita

Po e pres dhe një mrekulli

Me u bashku Kosovë – Shqipni !

/QendraPress/