Fryma poetike e së dielës me poetin:- Refki RESHITAJ

MOS E QAJ NËNËLOKE DJALIN

—————————————-

Mos e qaj Nënëloke djalin,

Mos qaj trimin luftëtarin.

Se ai ra në fushë t’ mejdanit,

Duke i dalur zot vatanit.

Jo, s’po e qaj,nuk jam nënëshkreta.

Për këtë ditë përkunda djepa.

Veç një brengë n’zemër e kam,

Që s’kam djemë tjerë me iu dhanë.

Jo,nënëloke,thanë luftëtarët,

Djemë për ty janë t’gjithë shqiptarët.

Të gjithë ata që sot u vranë,

Tërë Kosovën Nënë e kanë !

Të gjithë ata që duan lirinë,

I kanë nënat n’mbarë Shqiptarinë.

E sheh sot sa shumë t’kem ardhë,

Për djalë Tuajin jem krenarë !

U ndal nëna nga këto fjalë,

lu ngri loti në qepallë.

– Lamtumirë, o bir i lokës,

T’ qoftë i lehtë dheu i Kosovës !

/QendraPress/