Fryma poetike e së dielës me poetin:-Rexhep F.MORINA

DEMONI
———————
Misterioz në errësirë qëndron i mbuluar,
Si krijesë trishtuese me sytë zgurdulluar.
Kur agsholi i dritës nis vendin të zbardhë,
Në vallen dinake ai, hedh hapat me radhë.
Del muzgut të mbrëmjes, sjell mynxyrën,
Murana gurësh t’i vë rrugës, e ka detyrën.
Ku gjen fuqinë vallë, kush i jep mandatin,
Kukudhit vëngërosh, njeriut t’ia fali lakun.
Dikujt shpirtin i robëron, që peng ta mbaj,
Skëterrë t’ia bën jetën, dhe ta lë pa uzdajë.
Tërësisht në fshehtësi, e kryen një mision,
Qenia enigmë tinëzare, me emrin demon! /QendraPress