Fryma poetike e së dielës me poetin;-Rexhep F. MORINA

BIRI BASTARD
———————-
Shtytje i dha koha,kishte vrull rinor,
Masa e pranoi,ish në dukje parimor.
Të ndërroj mendësinë,parimin çelik,
Kështu tha,do bëhet e reja republikë.
Vërshonte në rrugë,donte përparime,
Orientonte masën,duke bërë ndikime.
Fjalët boshe jehonin,pa presje e pikë,
Kështu tha,do bëhet e jona republikë.
Ndryshoi gjendjen,në njerëz e vlera,
Ardhja ish e re,me tuhafë dhe plehra.
Vepron me trurin,pa studim e kritikë,
Vallë!Si do ta bëjë ky,këtë republikë?
Zhvlerësoi arritjet,gjakun e përdhosi,
Me kuislingë të rinj epokën e vulosi.
Suita e tij mbretërore,rriti veç frikën,
Biri bastard,se bëri kurrë republikën.
/QendraPress/