Fryma poetike e së dielës me poetin;-Rexhep F. MORINA

MISIONARËT E FSHEHTË
————————————
Harbutët e botës sekrete, në terr veprojnë,
Nën maska të tmerrshme, skutat gjurmojnë.
Grupe njerëzish vënë, në nishane vëzhgimi,
Me finesa nxitin kudo, momente polarizimi.
Kollaret në qafë, dhe çantat prej diplomati,
I ngjiten trenit e aeroplanit, si një monopati.
Shëmtirat e fshehta, me detyra monstruoze,
Kollofisin si hurmat, vlerat e larta dinjitoze.
Hedhin hapa enigmatik nëpër vite me radhë,
Shkelin mbi koka, si maleve borën e bardhë.
Si kuaj të karrocës, ngarkojnë disa me barrë,
Ata që nuk kanë tru fare, i përcjellin në varr.
Mbi kurrizin e të mjerëve, tërë jetën zhvatin,
Në gjendje kaosi të tillët, dyfishojnë vet fatin,
Këpusin jetë njerëzish,me metoda vandaliste,
Misionarët makut,që kanë lakmi egocentriste.
/QendraPress/