Fryma poetike e së dielës me poetin ;-Rexhep HOTI

Përse në këtë shekull?!
————————————
Më kot u zhveshën shpatat,
Mbeten shekujt në pritje,
Si prostitutat në bordele pa ushtarë;
Këllëfët e hedhura nëpër rrënoja,
E trishtuan pamjen në kështjellë;
Poshtë mureve të gurta
Pampersë të përdorur zunë vend.
Arena është ndotur nga pluhurin qiellor;
Në majat e Olimpit lajme s’arrijnë më
Ndërgjegjja e luftëtarit lëkundet në ajër
Si i varuri në lis!
Dhe Sahara e vetmuar
E përzien rerën me mërzinë.
Po ti,
Përse erdhe në këtë shukull?!
S’kuptoj?
Përse gjithçka në magjinë time
E prish!
Mjaft të lutem
Ik me mëngjesin e paftuar
Dhe prapa mbylle portën e historisë.
Verë, 2023
/www.qendrapress.com/